Pastrimi i furrës është një punë që askujt nuk i pëlqen, por për fat të keq është i nevojshëm. Në furrë mbeten shumë gjurmë yndyrnash ushqimore, të djegura që ndonjëherë mund të jenë jo vetëm toksike, por edhe të prishin shijen e asaj që po gatuani.
Produkte natyrale për të pastruar furrën
Përgatiteni vetë një përzierje të veçantë me sodë buke dhe ujë për të pastruar furrën brenda. Ajo duhet të jetë një përzierje e trashë.
Lyejeni furrën me të dhe lëreni gjatë gjithë natës. Më pas, fshijeni në mëngjes me një leckë. Një alternativë tjetër është me sodë buke dhe uthull të holluar në ujë, që së bashku e heqin yndyrën e furrës përsosmërisht.
Rezultatet më të mira fitohen kur furra është e ngrohtë. Nëse furra sapo është përdorur, ju mund ta higjienizoni duke vendosur në të një tigan të mbushur me pak ujë dhe lëngun e 3-4 limonëve. Lëreni për reth 30 minuta në 180 ° Celsius dhe pastaj fshini muret e furrës me një leckë. Një pjesë e furrës pastrohet me vështirësi në brendësi të derës prej qelqi. Merrni një përzierje shumë të dendur me sodë buke dhe ilaç enësh dhe mbuloni gjithë sipërfaqen prej qelqi. Lëreni për 30 minuta dhe pastaj lajeni.
Pastroni me këtë ilaç të bërë vetë në shtëpi
Për të përgatitur vetë në shtëpi një ilaç të lëngshëm për pastrimin e furrës keni nevojë për 230 gram sapun natyral ‘Marseille’, 2 gota me sodë buke dhe 1 litër ujë të nxehtë. Lëreni të shkrijë ngadalë sapunin e lëngshëm, pastaj shtoni sodën e bukës dhe shtoni në fund ujin e nxehtë.
Përziejeni dhe lëreni gjatë natës të pushojë. Një ditë më pas, shtoni 3 litra ujë dhe pastruesi juaj është gati. Ju mund ta përdorni atë në çdo lloj zone të kuzhinës suaj për pastrim.
Përdorni lecka për pastrim dhe jo sfungjerë
Gjithmonë përdorni një leckë dhe jo një sfungjer për të pastruar furrën. Për të fshirë vendet më të vështira para së gjithash zbutini ato me ujë dhe sodë buke. Nëse është e nevojshme, përdorni edhe një spatull, por shumë të butë për të shmangur gërvishtjet e qelqit.
Rrjetat dhe tabakanë e brendshme lajini më vete, me sapunin e enëve dhe me ujë të ngrohtë