Rudina Hajdari drejt ndarjes me bashkëshortin? Deputetja: Jemi duke kaluar momente shumë të vështira, kemi pasur zënka…

“Je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin. Ne sot jemi kuriozë të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti të heqësh dorë nga politika për t’u rikthyer në Amerikë”, ishte pyetja për Rudinën.

Rudina u vendos në siklet megjithatë vendosi t’i përgjigjej pyetjes duke treguar se distanca bën që të kenë edhe zënka, dhe se tashmë janë duke kaluar një moment të vështirë.

“Kam dikur te 3-4 vite që jam këtu dhe ne njihemi që kur kam qenë 16 vjeç. Kemi një lidhje shumë të gjatë, jemi martuar, kemi patur një lidhje në distancë kohët e fundit. Kemi patur zënkat tona, kuptohet dhe është një sakrificë shumë e madhe sepse kemi dhe vajzën. Jemi duke kaluar një moment shumë të vështirë. Por di të them se ai është një djalë dhe baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah e do më përkrahë gjithmonë”, tha Rudina.