Rudina Dembacaj do bëjë dasmë të madhe me Markun/ Po ka vetëm një kusht për të ftuarit

Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në emisionin “E diell”. Prezantuesja e njohur sqaroi njëherë e mirë shprehjen e saj se martesa është vesi më i keq i saj, duke thënë se është i vetmi ves që ka pasi çdo gjë tjetër është në rregull, prandaj e konsideron të tillë. Ajo foli më shumë më raportin me partnerin e saj Mark Frroku dhe pranoi se do të bëjnë dasmë sëshpejti.

“Unë do bëj dasmë por nuk më detyroheni as lekë as dhurata sepse më keni ardhur një herë”, është shprehur Rudina. Më pas e pyetur nga gazetari se pse Marku ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale, aktorja u përgjigj me humor: “Marku ngjall shumë interes por sidomos kur e kam marrë unë për burrë. Është bërë më seksi, me siguri ka marrë nga hija ime”.

Rudina tregoi se e rëndësishme për të mbi të gjitha është fakti që Marku e do atë edhe fëmijët. Ajo theksoi se me fëmijët e tij ka raport shumë të mirë e madje hyn “mik” te ta ndonjëherë te babai, por me vajzën e tij të madhe shihen pak pasi ajo nuk jeton me ta dhe së shpejti do të shkojë në Amerikë.

Ndërsa përsa i përket pjesës së karakterit të Rudinës që flet shumë edhe kur janë me të tjerë, ajo rrëfeu se në fillim Markut i binte pika e qeshte me siklet por tani është mësuar dhe nuk i bën përshtypje