Tashme cdo dite ne Shqiperi duket se po shtohet numri i rasteve te reja me COVID-19.
Ne lidhje me kete ka folur shefja e Epidemiologjise dhe Survejances ne Institutin e Shendetit Publik Eugena Tomini e cila eshte shprehur ne nje interviste televizive.
Nder te tjera ajo ka thene se rritja e numrit te rasteve te reja ne shqiperi ka ardhur si pasoje e ndikimit te dy faktoreve rikthimit te gjitheve nga pushimet dhe hapje masive e bareve dhe restoranteve.
“Ne mbyllëm një javë tjetër me pozitivitet të lartë. Ndërkohë, kemi edhe rritje të personave të shtruar në spital dhe atyre që kanë kërkuar terapi intensive. Pozitiviteti vjen si rrjedhojë e disa ndërhyrjeve, duke filluar që nga kthimi i pushuesve nga periudha e verës. Kjo do të kishte një ndikim dhe e ka dhënë një gjë të tillë. Një ndikim tjetër kanë dhënë edhe baret dhe restorantet. Mbas 14 shtatorit, 14 tetori përkoi me një rritje të rasteve të reja. Duhet theksuar se edhe ndërgjegjësimi i popullatës ka pasur një ndikim madhor sa i përket mosrespektimit të masave. Rrethi i ngushtë i kontakteve me rastet pozitiv na është afruar shumë. Parashikimi është se jo e gjithë popullata mund të infektohet. Ne kemi ndjekur një strategji të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre dhe nuk është se kemi gabuar shumë. Studime edhe për një test të shpejt, Akademia e Shkencave, QSUT, i kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Kemi qenë nga 400 testime, kemi kaluar në 1200 testime. Strategjia e vjeshtë-dimër do të shtojë numrin e testimeve. Prandaj testimet në vijim do të kenë tendencë të rriten”,-thaTomini./