Qeveria Shqiptare, behet e ditur se ka bërë disa ndryshime të tjera në aktin e fundit normativ ne lidhje me situatene e tanishme.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dale me nje deklarate ku thote se jo vetëm nuk do të lejohet muzika pas orës 20:00, por do të mbyllen të gjitha klubet dhe lokalet e natës pasi jane shkas grumbullimi dhe perhapje infektimi.
“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin të mbyllen diskot dhe të gjitha shërbimet në klubet e natës.
Kush nuk respekton ligjin u pezullohet 1 vit aktiviteti.
Sipas eksperteve, të rinjtë apo frekuentuesit e këtyre vendeve janë etiketuar si shkaktarë të shpërndarjes së infeksionit”, ka thene Manastirliu.