Rritja e lartë e rasteve me koronavirus javet e fundit, mjekët shqiptarë paralajmërojnë qe te mbylljen e kufijt

Rritet ndjeshem nurmi i te infektuarve me koronavirus javet e fundit ne vendin tone ndaj duhet te jemi me te kujdesshem.

Elona Meta Haubrich, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë thote se:

“Duhet të merren masa sepse po rriten fatalitetet dhe rrezikoni t’ju mbyllen kufijtë deri në fund të vitit”.

Duke ju referuar situatës, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka nisur një sërë sugjerimesh për qeverinë dhe popullatën.

“Maska të vendoset me detyrim. Të rishikohen aktivitetet, të hartohen protokolle, të shtohen testime”.

Mbi 3 mijë mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe janë pjesë e federatës, janë vetëofruar për të ndihmuar me ekspertizë mjekësore në hartimin e protokolleve të sakta për të parandaluar përhapjen e virusit në vendin tonë.