Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat ku ka shpjeguar skenarët e mundshëm të pandemisë në vjeshtë.
Konfirmimi i variantit Delta në Shqipëri, ka sjellë një gjendje frike dhe nuk përjashtohet goditja nga një valë e katërt në shtator pak pas fillimit të shkollave.
Pavarësisht situatës pandemike në vendin tonë situata është e qëndrueshme për shkak të vullnetit mirë të qytetarëve për të ndjekur rregullat. Nga ana tjetër, Tomini e përjashtoi mbylljen totale të vendit.
Ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.