Nuk ndalen të këqijat për vendin tonë/ Vjen lajmi: Shqipëria është e para në Europë që mund të preket nga katastrofat natyrore

Të paktën 30.000 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995. Shqipëria renditet e para në Europë për rr ezikun e ekspozimit ndaj zja rreve dhe përm bytjeve, sipas Indeksit Botëror të Rre zikut.

Shqipëria është vendi më i rr ezikuar në Europë nga katast rofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të ri skut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë. “Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë.