Rregullat qe duhet te dini për të kaluar ne Greqi personat me pasaportë (90 ditorët)

Greqia ka hapur kufinjt për qytetarët Shqiptarë me pasaporta që dëshirojnë të vijnë në Greqi si turistë ose të bëjnë vizitë deri në 90 ditë.

Pikat e hyrjes

Lejohen të kalojnë personat me pasaportë vetëm nga Kakavia (1500 veta në ditë) , Qafë Bota (250 veta në ditë) dhe aeroporti Nën Tereza. Nga pika kufitare e Kapshticës lejohen vetëm punëtorë sezonal (400 veta në ditë)

Dokumentacioni.

Personat që udhëtojnë vetëm me pasaportë do duhen të kenë

Pasaportë të vlefshme biometrike

Garanci nga një person në Greqi (Ipefthini Dhilosi) Kjo garanci duhet te jete origjinalja, te jete me vule te thatë, jo fotokopje, jo me email, jo me fax.
Duhet të kenë me vete 50 euro për çdo ditë që do deklarojnë se do qëndrojnë në Greqi, ose minimalisht 500 euro nëse do qëndojnë nën 5 ditë (Ky eshte ligj i Bashkimit Europian për hyrjen në zonën Shengen)
Dokumentacioni COVID

Personat që udhëtojnë qoftë me pasaportë Shqiptare, qoftë me leje qëndrimi, qoftë me pasaportë Greke do duhen

Të kenë plotësuar PLF

Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave
Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit ose RAPID TEST të bërë deri në 48 orë përpara udhëtimit

Ose nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF). Ky vërtetim lëshohet nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë

Mosha e fëmijëve që ju duhet test qoftë rapid qoftë pcr është 12 vjec e sipër.