Disa vende te BE kane ndryshuar rregullat e hyrjes ne to per ne shqiptaret
Keshtu te gjithe ata qe udhetojne drejt Greqise duhet te paraqesin testin e e Covid-19 te bere 72 ore para udhetimit dhe te kete te shenuar nr e pasaportes por gjithashtu i perkthyer ne anglisht.
Formulari duhet te kete rezultatin e testit negativ me emer e mbiemer te udhetarit.
Ndersa Italia ka vene ne dispozicion ekipet mjekesore ne aeroporte qe te kryejne testin falas per covid-19. Pergjigja e tamponit dergohet brenda 48 oreve dhe ne kete periudhe qytetaret jane te detyruar te karantinohen ne banesat perkatese ne pritje te rezultatit.
Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të:
-vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani;
-izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm;
-me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.
Kurse Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.