Rinisin sot udhëtimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ja cilat jane destinacionet e reja

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit”, sqaroi MIE dy ditë më parë.

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Stamboll – Tiranë dhe Tiranë – Milano

Albwings – Tiranë – Bari dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

WhatsApp