Rikthet mbajtja e maskës me detyrim edhe jashtë ne kete shtet

Pikërisht atje ku nisi, pandemia e koronavirusit, e cila njihet si pandemia më e gjatë në kohët moderne të njerëzimit, në Kinë, maska bëhet sërish e detyrueshme.

Autoritetet shëndetësore të Pekinit kanë ashpërsuar masat pasi shpërthimit të infeksionit me variantin Delta në disa provinca. Autoritetet shëndetësore kineze kanë vendosur se përdorimi i maskës, tani është përsëri e detyrueshme edhe jashtë, për të parandaluar një ringjallje më të keqe të koronavirusit.

Ndërkohë që më shumë se gjysma e provincave kineze janë në bllokim dhe kufizime udhëtimi të vendosura përsëri për dhjetëra miliona banorë. Lëvizja mund të bëhet vetëm për personat që rezultojnë se janë të painfektuar me Covid.

Një situatë shumë e ndryshme, në krahasim me disa javë më parë, kur jeta në Kinë u kthye kryesisht në normale dhe në shumë qytete banorët nuk mbanin më maska.

Po me masat e reja, maska ​​bëhet e detyrueshme jo vetëm në mjedise të mbyllura qendra tregtare, supermarkete, kinema, aeroporte, dhe ashensorë dhe në transportin publik, por edhe në vende të mbushura me njerëz si sheshe dhe parqe.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit, maskën e ka vendosur si kusht edhe për personat e vaksinuar ndaj Covid-19.