Një situatë e paqendrueshme meteorologjike do të jetë në javën që presim përpara.
Sipas sinoptikanes së Meteoalb, Drinalda Shaholli, e hëna dhe mëngjesi i të martës do të sjellë reshje shiu në gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore.
Por me zhvendosjen e vranësirave dhe reshjeve, e marta dhe e mërkura do të rikthejë temperaturat shumë të ftohta me disa gradë nën zero.
Vlerat termike pritet të stailizohen të enjten, tha sinoptikania.
“Dita e hënë sjell fuqizim të vranësirave në gjithë vendin e për pasojë reshje të dobëta shiu do ketë në gjithë zonën perëndimore e reshje bore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndueshe është vetëm të hënën dhe mëngjesin e të martës, më pas kemi zhvendosje të gjithë sistemit të vranësirave nga gjithë territori.
Sa i përket situatës termike e marta dhe e mërkura sjell rënie të ndjeshme të vlerave të mëngjesit ku termometri do zbresë dhe deri në minus 9 gradë në zonat malore por nga e enjtja do ketë stabilizim të kushteve termike”, tha sinoptikania për Panorama.