Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qëndrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa zonat jugore do kenë vetëm shira të pakët e të izoluar. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri vonë pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 40 km/h në drejtimin Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 – 4 ballë.
Kosova
Moti i paqëndueshëm MBETET prezent në Repubilkën e Kosovës, duke sjelle zhvillim te here pas hereshme te vranësirave duke rrezikuar shira te paket.POR nuk do te mungojne edhe intervalet me kthjellime. Parashikohet që vranësirat dhe shirat më të dukshme të bëhen në orët e mbrëmjes dhe natës.
Maqedonia e Veriut
Moti i vranët do të jetë dominues në MV ku here pas here do te gjenerojne shira te izoluar, kryesiht gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Ndërsa përgjatë mesditës priten intervale me kthjellime në një pjesë të mirë të republikës së MV.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre ciklonare në jug të gadishullit Apenin do të diktojë kushtet atmosferike. Për pasojë: vransira të dendura, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të dominojnë brigjet e Italisë. Po ashtu vijon me reshje të pakta shiu Gadishulli i Ballkanit, Europa Lindore dhe Ishujt Bitanikë. NDERSA me kthjellime paraqiten Europa Jugperëndimore dhe Brigjet e Egjeut. /abcnews.al