Rikthehen masat kufizuese, nga 20 gushti do të kërkohet…

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se bazuar në rritjen e rasteve me koronavirus, duhet aplikuar masa të reja kufizuese.

“Për shkak se në shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike”, deklaroi Vitia.

Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e va.ksinim.it për v.aksin.imin e plotë ose marrjen e një doze të v.aks.inës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv) i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.