Rezultatet në rang vendi/ PS vijon kryesimin por zbret në mandate

Deri tani: Numërohen 2690 kuti nga 5199 në total, kryeson PS
Ora 16:00- Deri më tani janë numëruar 2690 kuti. PS ka 368680 vota ose 48.1%, PD ka 305009 vota ose 39.8%, LSI 54563 vota ose 7.1%, PSD 16575 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 1.2%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Ora 15:00- Deri më tani janë numëruar 2430 kuti. PS ka 342599 vota ose 48.9%, PD ka 274510 vota ose 39.2%, LSI 49967 vota ose 7.1%, PSD 14922 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 2.9%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.