Rëndohet situata diten e sotme e Kovidit në Shqipëri rreth 400 të infektuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak çastesh se 24 orët e fundit, si asnjë ditë më parë që nga nisja e pandemisë në mars 2020, janë kryer plot 5,339 testime.

Nga këto testime me tampon PCR dhe rapid test, kryer në shtet dhe privat, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Raportohet se, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 379

Të shëruar në 24 orë 39

Të shtruar në spitale 38

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 5,339

Testime totale 952,866

Raste pozitive 135,140

Raste të shëruara 130,588

Raste Aktive 2,091

Humbje jete 2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 767

Shkodër 271

Fier 215

Vlorë 194

Elbasan 161

Lezhë 129

Durrës 122

Berat 71

Gjirokastër 58

Kukës 43

Korçë 40

Dibër 19