Cdo dite po shikojme rritje te te infektuarve me koronavirus ne vendin tone dhe ne duhet te kemi kujdes te gjithe per te patur kujdes me shume sepse rastet po shtohen ne spitalin infektiv.
Shefja e shërbimit Infektiv Najada Çomo ka thene se koronavirusi prek cdo grup moshe ndaj virusi po ndryshon.
Kjo do te thote se duhet te kemi kujdes me shume.
Ja dhe reagimi i plote:“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit.
Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre.
Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, -tha Çomo.