BE mbyll kufijt pa afat për Shqipërinë. Por ja kushti qe shqiptarët të lëvizin ne evrope perseri

BE merr vendimin te per te mbajtur mbyllur kufirin me Shqiperine per shkak te rritjes se lart te te infektuarve me koronavirus.

Pritet nje afat i dyte se kur do te rihapet kufiri me vendet e BE.

Po ashtu i njëjti vendim është marrë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor si Kosova, Maqedonia e Veriut e Bosnje Hercegovina.

Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve, me të cilat do të hapen kufijtë e jashtëm të unionit pas 1 Korrikut, periudhë kur skadonte afati i vendosur në prill në nisje të pandemisë së CO VID-19.

Për të vendosur një vend, apo një rajon në listën e sigurt të udhëtimit, Bashkimi Evropian ka si kriter që ky vend nuk duhet të ketë më shumë se 16 raste të reja përgjatë dy javëve të fundit për 100 mijë banorë, dhe kjo bazuar në një mesatare testesh prej 10 mijë teste për 1 milion banorë për periudhë dyjavore, në mënyrë që shifrat të jenë të besueshme. Është e qartë se Shqipëria nuk e plotëson këtë kusht sepse ajo bën vetëm rreth 300 teste në ditë ose më pak se gjysma e sasisë së kushtëzuar, në dy javë.

Shqipëria ka patur një numër të shtuar të rasteve në muajin qershor, krahasuar me tre muajt paraardhes, mars, prill dhe maj.

Vende si Gjermania e kanë shtyrë deri më 31 Gusht vendimin për qytetarët e tyre ndaj duhet te jemi te kujdesshem dhe te ruajm distancimin social.