Reagon moderatorja e njohur shqiptare “Anuloni pushimet në Shqipëri”

Fakti se këngëtari serb, Goran Bregovic ishte ftuar për të kënduar këtë vit në Festën e Birrës në Korçë revoltoi shumë personazhe të njohur shqiptarë. Fillimisht ishte Vesa Luma ajo që reagoi e shokuar dhe më pas të tjerë të famshëm dolën kundër kësaj ftese.

Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Ndër to ishte edhe moderatorja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, e cila u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke i lutur vëllezërit e motrat nga Kosova që të anulojnë pushimet e shpenzimet në Shqipëri.