Tashme mesohet se qeveria e Sllovenisë do të largojë Malin e Zi dhe Luksemburgun nga “lista e vendeve te gjelbër” nga 19 vendet e sigurta, nga të cilat është e mundur të hyni në Slloveni pa aplikimin e masave kufizuese.
Gjithashtu qeveria sllovake do të shtojë Shqipërinë dhe Portugalinë në “listën e kuqe” të vendeve nga të cilat hyrja në Slloveni nënkupton një karantinë të detyrueshme dyjavore, por megjithate me disa përjashtime.
Keshtu duke filluar nga neser, për të katër vendet e siper permendura do të zbatohen masat e reja kfizuese, tha zëdhënësi i qeverisë Jelko Kacin ne daljen para gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë. Mbledhja u be pasi Sllovenia regjistroi një rritje të numrit të rasteve të koronavirusit qe ishte importuar nga jashtë, dhe doli se ishte kryesisht nga vendet e ish-Jugosllavisë.
Persa i përket “listës së kuqe”, në të cilën do të vihet Shqipëria dhe Portugalia, Sllovenia i referohet vendeve që kanë regjistruar më shumë se 40 raste në ditë për 100,000 banorë në dy javët e kaluara dhe kjo ka qene e raportuar gjate javeve te fundit ne Shqiperi. U deklarua se u regjistruan 13 raste pozitive të hënën, dhe pas 24 prillit ky eshte nje numer rekord i ri, ku numri i të infektuarve është në përputhje me numrin e infektuar rishtazi javët e fundit, ka raportuar STA.