Rama ua bën rup sup vlonjatëve/ Doni muzikë ju shkoni në të…

Kryeministri Edi Rama reagon për protestën e pronarëve të bareve në Lungomare, të cilët sot kanë mby llur aktivitetin pasi kërkojnë që të shtyhet ora pol icore dhe të lejohet muzika. Sipas Ramës, në Lungomare nuk ka muzikë.

Dje pronarët e bareve kanë pro testuar duke vendour Himnin e Flamurit Kombëtar, e më pas kanë pasur një për plasje me Po licinë. 4 persona u shoqëruan dhe u lanë të lirë vetëm në orët e para të mëngjesit.

Rama ua bën të qartë pronarëve në Vlorë, se nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar.

Reagimi i kryeministrit Rama: Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tme rrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë.

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.