Pavarësisht situatës nga pandemia, shkollat do të hapen në Shqipëri dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe pasi te gjithe duan qe shkolla te vazhdoj.
Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë videon e deklaratës së ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu.
Ja postimi i plote:“SHKOLLAT DO TË HAPEN
Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.
Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.