Detaje nga mbledhja e rëndësishme, del urgjent Manastirliu: Ja çfarë do te ndodhe

Gjatë një komunikimi me qytetarët, së bashku me Ministren e Arsimit për përgatitjet për hapjen e vitit të ri shkollor, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se kushti për hapjen e shkollave vlerësohet ne baze te masave rigoroze te protokolleve të sigurisë, të përcaktuara tashmë nga ekspertët e shëndetit publik.

Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjeno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike, tha Manastirliu.

Sa i përket ecurisë së pandemisë, e vetmja konstante që ka një ndikim të drejtpërdrejtë është sjellja njerëzore. Që do të thotë se zbatueshmëria e të vetmeve armë që ne kemi në dorë sot, që janë distancimi fizik, higjena dhe masat e tjera mbrojtëse, janë parakusht edhe për hapjen e institucioneve arsimore. Edhe njëherë kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush për zbatimin e rregullave që na dikton normaliteti i ri, për të kufizuar përhapjen e virusit, duke mos harruar që shëndeti vjen i pari, tha Manastirliu.