Rama jep lajmin e madh për qytetarët: Ja cfarë do të ndodhë javen e ardhshme..

Kryeministri Edi Rama ne nje mesazh te gjate ne rrjete sociale ka lajmëruar se nga java e ardhshme do të rihapen aktivitetet fetare, gjithmonë duke zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria si pasojë e Covid-19.

Në shkrimin e tij te gjate ai nuk ka harruar per te uruar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.

Nje pjese e shkrimit ne fund te disa fjaleve si kujtese ai ka shkruar:

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit.

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”, shkruan Rama.

Ja postimi i tij i plote: