Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e shifrave të të prekurve me koronavirus në vendin tonë dhe kjo eshte nje loje politike.
Ja dhe postimi i plotë i doktorit Tritan Shehu:
Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit qe BE etj i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keq menaxhimit te Covid 19 tek ne. Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne listen e zeze, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane.
Dje BE deklaroi se heq pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina. Ndersa Shqiperia mbahet ne karantine, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo.
Ne fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh.Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona. E pa tolerueshme dhe e pa faleshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj.” ka shkruar ai.