Home TE NDRYSHME Raketa kineze vazhdon të mbetet jashtë kontrollit, ‘zonës së kuqe’ i shtohet...

Raketa kineze vazhdon të mbetet jashtë kontrollit, ‘zonës së kuqe’ i shtohet edhe Shqipëria

224
0

Mbetjet e një raketë kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar pritet të bien në tokë këtë fundjavë.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

Sipas BBC objekti 18 tonësh është një nga artikujt më të mëdhenj në dekada që do të realizojë një hyrje të pakontrolluar në atmosferë.

“Ne jemi me shpresë se do të zbresë në një vend ku nuk do të dë mtojë askënd,” tha Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin. “Shpresojmë në oqean, ose diku në ujë.”

Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore mendojnë se në orët e para të së dielës raketa do të hyjë në atmosferë, edhe pse parashikime të tilla nuk janë gjithmonë të sigurta.

Po ashtu ekspertët theksojnë se prishja e orbitës së bërthamës të raketës do të varet nga dendësia e ajrit që has në lartësi dhe sasia e tërheqjes që prodhon ajo.

Zona e rënies së mundshme është e kufizuar nga trajektorja e fazës së raketës dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Raketa kineze që doli jashtë kontrollit pak momente pas lëshimit të saj në hapësirë, po ndiqet hap pas hapi nga edhe nga autoritetet në Pentagon, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta godasin atë në hapësirë.

Ekspertët deklarojnë se mundësitë që njerëzit të go diten nga një pjesë e mbetjeve hapësinore janë shumë të vogla, për shkak se pjesa më e madhe e globit është e mbuluar nga ujërat. Rreziku është edhe më i vogël duke marrë në kosideratë faktin se një pjesë e madhe e materialeve, digjen në atmosferë. Megjithatë, ekziston një shans që metalet dhe materialet rezistente të bien në sipërfaqe.