Raketa kineze bie në Tokë, një pjesë e mbetjeve rikthehen në atmosferë

Fragmentet e raketës kineze kanë rënë, por deri më tani është e pamundur të thuhet nëse kanë prekur tokën apo ujin.

Mësohet se ato janë përplasur pranë oqeanit Indian në një zonë afër ishujve Maldive, raporton BBC. Agjensia shtetërore kineze raporton se pjesë të raketës ‘Long March 5B’ u shpërbënë pa rënë ende në Tokë.

Gjithashtu, media shtetërore kineze raportoi se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë të Dielën në 10:24 me orën lokale të Pekinit (02:24 GMT).

Kishte pak shanse që mbetjet mund të kishin goditur qytetet e mëdha si New York, Los Angeles, Madrid, Rio de Janeiro, kryeqyteti nigerian i Abuja ose Pekin. Zakonisht, hedhjet e raketave nuk arrijnë orbitën dhe nuk rrëzohen në tokë, por shpesh në ujë.