Ra nga kati i 5-të pasi u këputën kangjellat e ballkonit, kush është 28-vjeçari që humbi jetën dje te “Rogner”

Është mësuar identiteti i të riut që humbi jetën ditën e djeshme në Tiranë, pasi ra nga kati i 5-të te Hotel “Rogner”.

Bëhet me dije se Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili prej dy ditësh ishte regjistruar si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit, ato janë këputur.

Ai ka rënë menjëherë poshtë. Disa kalimtarë i kanë shkuar menjherë në ndihmë dhe e kanë transpoirtuar në spital, por 28-vjeçari nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Lajmi e ka prekur edhe miqtë dhë të njohurit e Mustafit. “Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbetesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin. Ngushllime familjes Mustafi”- thuhet në një postim të një prej miqtë e tij