Per te pergatitur kete recete mund te kete menyra te ndryshme sipas krahinave dhe traditave.
Menyra qe ne kemi pergatitur eshte vecse njera nga to
Si fillim na duhen dy peta te holla si ato te bakllavase te lyera me gjalp
Kremin e qumeshtorit e pergatisim me 4-5 kokrra veze, rreth 300 g sheqer te cilat rrien mire
Shtojme 1 liter qumesht dhe me tej 3 luge gjelle miell te tretura ne qumesht me pare.
Perzierja e krijuar vendoset ne zjarr dhe perziejme me tel panderprere ne menyre qe te largohet era e vezeve apo miellit
Per arome shtojme vanilje ose sheqer vanilje dhe tek sheqeri shtojme edhe pak kripe per balance.
Kjo mase kremoze do edhe 70 g gjalp dhe sapo te filloj te trashet e largojme nga nxehtesia.
Ne taven ku kemi shtruar petet do te shtojme edhe kremin duke patur kujdes qe lart te kthejme edhe petetperbrenda
Mbi siperfaqe lyejme plotesisht me nje te verdhe veze te tretur me pak qumesht
Piqet ne furre te parangrohur me 200 grade dhe pastaj perreth 40 min me 180 grade sa te skuqet korja lart
Kujdes kur ta servirni sepse duhet te jete e ftohte perndryshe nuk mund te qendroje kompakte
Shija fantastike dhe aroma e mrekullueshme
Per me shume shikoni videon