Pyetja që po çmend jo vetëm Hollivudin: Ja përse ai është i dashuruar pas saj

Ai është një multi-milioner i pashëm, një aktor i suksesshëm me sy blu, një Bond britanik.

Por Pierce Brosnan nuk është ylli tipik i Hollivudit.

65-vjeçari i lindur në Irlandë ia përkushtuar jetën e tij private të shoqes, Keely Shaye, 54 vjeç.

Të dy kanë 25 vite të martuar.

Por cila është e veçanta në këtë histori?

Pavarësisht se ka punuar pranë disa prej femrave më të bukura në botë, asnjë histori tradhtie nuk është përfolur për Brosnan.

Ai madje thotë se vazhdon të jetë i dashuruar me gruan e tij, e cila e bën akoma që t’i dridhen gjunjtë.

Nga ana tjetër, mediat e ironizojnë vazhdimisht, pasi ajo është e shëndoshë dhe shpallet shpesh në listën e ‘trupit më të keq për bikini’.

Atëherë përse është kaq i fiksuar aktori pas saj?

Të dy jetojnë një jetë me profil të ulët. Ai e njohu atë në një bar në Meksikë në vitin 1994 dhe që prej atëherë thotë se nuk mund të jetojë pa të. Madje e quan ‘vajza ime’.

Çifti ka dy fëmijë, Dylan, 20 vjeç dhe Paris, 17.

Në 25-vjetorin e martesës, Pierce postoi një foto së bashku, ku shkruan: “Faleminderit dashuria ime për dashurinë që më ke dhënë këto 25 vite”.

Por jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e mirë për aktorin.

Ai humbi në vitin 1991 gruan e parë, e cila vuante nga kanceri. Të dy kishin 11 vite bashkë. Edhe vajza e çiftit humbi jetën më vonë nga kanceri.

Aktori mbeti i shkatërruar dhe kaloi në depresion.

Thuhet se njohja me Keely, në atë kohë gazetare, e shpëtoi. Ajo ishte shpatulla ku mund të mbështetej në kohë të vështirë.

“Mendoj se Keely është si ylli i veriut, që kujdeset gjithmonë për mua,” thotë aktori.

Edhe sot e kësaj dite, ai e pranon se depresioni i qëndron mbi kokë.

“Nuk e shoh kupën si gjysmë plot, më besoni. Qeni i errët, melankolik irlandez qëndron vazhdimisht i ulur pranë meje”.,

“Por kam gjetur një grua të madhe si Keely. Edhe sikur të kërkoja miliona, nuk do e gjeja një kaq të mirë”.