Përbërësit:
- 6 copa pule (trashkofsha)
- 2 speca të kuq djegës
- ½ qepe
- 1 limon
- vaj ulliri e.v
- kripë
- piper
- sherebelë
Përgatitja:
- Lani copat e pulës në ujë të rrjedhshëm dhe vendosini në një tas. Shtrydhni mbi to gjysmë limoni, mbulojini me ujë dhe lërini ashtu për gjysmë ore.
- Ndani një spec të kuq në 6 shirita dhe prisni qepën në copa të holla dhe uniform.
- Me anë të një thike, ngrijeni pak lëkurën e copave dhe vendosni nën të një copë spec, një fetë qepë dhe një gjethe sherebelë.
- Mbyllini prapë, hidhuni kripë, piper dhe vendosini në një tepsi.
- Përgatisni një salcë me gjysmën e limonit dhe pak vaj ulliri duke i përzier fort në një enë.
- Më tej prisni specin e kuq tjetër dhe shtojani salcës.
- Spërkasni pulën me këtë salcë, nxehni furrën në 180 gradë dhe më pas vendosni tepsinë në furrë.
- Lërini të piqen gati një orë, në varësi të madhësisë së copave, duke i kthyer nga ana tjetër në mes të gatimit.
- Shërbejini të nxehta.