Thuhet se vendet e Evropes Lindore, Ballkani dhe ndonjë prej vendeve perëndimore duken të jenë më rezistente ndaj virusit te ri ky eshte nje studim i ri qe tregon pse disa shtete kane me te ulet.
Shkencëtarët amerikanë e lidhin vaksinimin anti tuberkuloz me më pak raste të koronavirusit, shkencëtarët indianë shpresojnë, por janë më të kujdesshëm.
Një shembull tjetër është Portugalia, e cila praktikoi vaksinimin, ndryshe nga Spanja, një nga vendet më të prekura. Studimi bëri që studiuesit australianë të bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë kërkimet për të vijuar me testimin në shkallë të gjerë për të parë nëse vaksinimi anti tuberkuloz mund të mbrojë stafin shëndetësor nga koronavirusi.
Ndaj dhe Italia dhe Gjermania dhe Spanja janë ndër vendet ku nuk rekomandohet më vaksinimi për të gjithë.
Ndërsa Portugalia është me të verdhë dhe bën pjesë tek vendet që kanë program universal të vaksinimit kundër tuberkulozit.
Po ashtu dhe Holanda nuk ka vaksinim të detyrueshëm për tuberkulozin, Suedia e ka ndërprerë që në 1975, Gjermania perëndimore që nga 1975 ndërkohë që Gjermania Lindore e bënte vaksinën.
Edhe India dhe Rusia janë në zonën e verdhë.
Ndërsa në Evropën Lindore dhe në Ballkan, vaksina u jepet fëmijëve në vitin e parë të jetës. Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina e kanë vaksinën kundër tuberkulozit në protokollin e vaksinave për fëmijët deri në 1 vjeç.
Kjo ndoshta shpjegon edhe pse numri i të prekurve dhe viktimave në Ballkan është shumë më i ulët, i pakrahasueshëm me Italinë, Spanjën, Francën apo Gjermaninë, vende që nuk e kanë më në protokollin e detyrueshëm vaksinimin kundër TBC-së.
Megjithate presim studime te metejshme te kesaj ceshtje.