Nje nga kengetaret me te mira shqiptare me zerin e saj te bukur dhe melodioz dhe nje ikone e muzikes shqiptare
Por çuditërisht kengetarja është zhdukur jo vetëm nga impenjimet artistike, por edhe nga rrjetet sociale, prej disa vitesh.
Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi. Ajo mësohet se ka vendosur prej më shumë se tre vitesh t’i përkushtohet jetës familjare, vajzës së saj, larg vëmendjes së publikut.
Duket se u tërhoq kur pa se në vendin e saj nuk mund të bënte asgjë më shumë për të shpëtuar artin dhe kulturën, nga degjenerimi, dhe tallavaja ku është katandisur sot.
Hera e fundit që u shfaq para publikut si artiste ishte në fillim të këtij viti, kur mori pjesë në një koncert bamirësie, në Itali, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dhe pas atij koncerti, Elsa vazhdon jetën e saj, larg publikut që e duartrokiti dhe e nuk e harron kurrë për gjithçka dhuroi në skenë.