Pronarët në Himarë i zënë rrugën çiftit me fëmijë: Na shkatërruan dhomën dhe (VIDEO)

Të gjithë e mbajmë mend Mihal Kokëdhimën, cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer, por një tjetër rast duket se do na e risjellë në vëmendje atë ngjarje të rëndë.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një Visar Mato me bashkëshorten e tij dhe fëmijën është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës. Denoncohet se pronarja, Ektarina Joshi ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin.

Sipas pretendimeve të çiftit e gjitha ka ndodhur sepse në hotelin që ata kishin prentotuar nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.

Mirëpo, referuar denoncimit të bërë në Polici nga ana e pronarëve, ato pretendojnë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar. Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Matos, 42 vjeç.

Ndersa sipas versionit tejeter, nga “BW” mesohet se një çift pushuesish shqiptarë bashkë me vajzën e tyre të vogël kishin shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë. Mësohet se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por kishin kërkuar të shkonin që të enjten dhe hoteli e kishte pranuar kërkesën e tyre.

Pasi kanë kaluar dy ditë në hotel, çifti ka tentuar të largohet pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet që ofronte hoteli dhe kanë paguar për ditët e qendrimit. Por në këtë rast pronarët e hotelit nuk janë treguar aq të mirëkuptueshëm pasi i kanë kërkuar që të paguajnë edhe për të dielën pasi kishin rezervuar. Në pamje shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë d jegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Çifti ka kërkuar të bëjë denoncim në polici, por janë ndaluar dy herë nga biznesmenia e cila ka kërkuar ndihmë edhe nga një burrë tjetër. Më në fund çifti e ka denoncuar në policinë e Sarandës biznesmenen .