Pritej! Pajtohen përfundimisht Donaldi dhe Bora, kjo e fundit poston foton

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë pajtuar përfundimisht.

Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.

Ai e hoqi varsen që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit.

Se i ka pranuar këto dhurata ka treguar vetë Bora, përmes një postimi në Instagram.