Një ditë pranvere në vitin 2012, një roje sigurie në Kinë, duke u endur rreth një parku, gjeti një pako, me diçka vërtet të veçantë brenda.
Askush nuk e priste qe një i porsalindur ishte lënë në kuti me këtë mesazh: ” Ju lutem, kujdesuni për këtë fëmijë …!!!”.
Mirepo bashkangjitur me foshnjen në një shënim ishte shpjeguar se fëmija është i shurdhër dhe se prindërit duhej ta bra ktisnin atë, pasi nuk kishin asnje mundësi ta trajtojnë, ishin shumë të varfër dhe shpenzimet mjekësore ishin të pakapërcyeshme për ta.
Fëmija më pas u rrit në një jetimore, por mungesa e dëgjimit dukej se e distanconte nga pjesa tjetër e fëmijëve të qendrës.
Mirëpo shumë kilometra larg, një cift amerikanësh qe kishin dashur të adoptonin një fëmijë sapo pane fotografia e këtij djali të vogël më 2 tetor 2014 ata udhëtuan në Kinë për ta parë nga afer fëmijën.
Keshtu menjeherë gjatë takimit të parë, kur fëmija filloi të qajë dhe Molly arrin ta qetësojë menjëherë sapo e kishte marre ne krah e nisur nga instikti i nenes dhe madje edhe djali arriti t’i shfaqë një buzëqeshje të vogël ku mesa duket ka kuptuar se dikush kishte ardhur për t’u kujdesur për të: “Ishte dashuri me shikim të parë”, kujton gruaja.
Birësimi ishte i suksesshëm dhe çifti më në fund mundi ta marrë fëmijën në shtëpi, ta pagëzojë atë me emrin Bennett, dhe nuk kishte me mire se kjo familje per te pasi Molly është një mësuese e gjuhës së shenjave dhe burri i saj është i shurdhër.
Historia e djaloshit Bennet nuk është një histori që dëgjon çdo ditë…
Por për fat të mirë historia e Bennet-it ka një fund të lumtur, edhe pse me siguri do të ketë një jetë me vështirësi, por ishte me fat për të gjetur një familje që e do dhe e mbështet shumë atë.