Lajmi i mire.Rihapja e kufijve, si po veprojnë vendet e Europës dhe ja cilat shtete po hapin kufijt per njera tjetren

Ylva Johnson eshte komisionerja europiane dhe ka thene se brenda ketij muaji do te hapen kufijt e BE dhe levizja do te vazhdoje normale.

Shume vende kane rregullat e tyre por ne fund ata duhet te hapen lirishit per te gjithe.

Ndaj qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor ndaj duhete te jene te durueshem deri sa kjo situata te qetesohet dhe te stabilizohet.

Ajo ka thene se:“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Kroacia ka hapur kufijtë për shtetas që vijnë nga Çekia, Hungaria, Austria, vendet baltike, Gjermania, Polonia.

Mali i Zi nga 1 qershori ka rihapur kufijtë për Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë etj., duke përjashtuar Serbinë.

Bullgaria nga 1 qershori ka hapur kufijtë me Serbinë dhe Greqinë.

Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë po ashtu edhe Serbia i ka rihapur tashmë kufijtë me te gjitha shtetet.

Greqia rihap kufijtë më 15 qershor ora 23.00 e Tiranës. Në Greqi mund të udhëtojnë shtetas nga 29 vende të botës. Kufijtë tokësorë grekë hapen edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Italia rihapi kufijtë në 3 qershor për vendet e BE, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.

Për në Gjermani udhëtarët pritet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë. Sidoqoftë kufizimet në kufij janë hequr ndërsa udhëtimet ajrore pritet të nisin në 15 qershor.

Zvicra do të rihapë kufijtë e me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor.

Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit. Turqia nga ana tjetër nuk lejon hyrjen e asnjë prej udhëtarëve të huaj. Kufijtë aktualisht janë të hapur edhe në Britaninë e Madhe. Kurse nga 8 qershori, vizitorëve nga jashtë do t’u kërkohet të karantinohen për 14 ditë.