Presidenti i Amerikës bën hapin e madh/ Joe Biden bën dozën e tretë të vaksinës Pfizer…

0
218

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm disa ditë pasi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi dozën përforcuese për disa kategori, Biden vendosi të marrë dozën e tretë para kamerave.

“Bëra në vaksinimin tim të parë dhe të dytë kundër Covid-19, jam gati të bëj dozën e tretë përforcuese dhe ta bëj atë publikisht,” tha Biden.

CDC miratoi dozën përforcuese Pfizer për 65-vjeç e lart, ata nën kujdes të vazhdueshëm, disa njerëz me probleme të rënda shëndetësore dhe me rrezik të shtuar t’u infektuar nga Covid-19 për shkak të punës së tyre.

Biden, i cili është 78 vjeç, tha javcn e kaluar se kishte në plan të merrte dozën e tij të tretë së shpejti.