Policia e shetit ben njoftimin e rendesishem per te gjithe ata qe duan te levizin me makina

Sic tashme te gjithe shqiptaret e dine qarkullimi me automjete dhe transporti publik eshte i ndaluar.

Megjithate sipas policise ka nje menyre qe te merret leje per te levizur me mjetet private.

Secili prej qytetareve duhet te marre nje autorizim nga aplikacioni i posacem i policise ne menyre qe pasi te marrin konfirmimin te mund te levizin.

Njoftimi i plotë:

“Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me
zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore apo
të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, sqarojmë se:
Policia e Shtetit, në faqen zyrtare të saj (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!”

Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët pra duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion me emertime: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al