Can Yaman është një ndër aktorët më të talentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar. Kjo jo vetëm për faktin se ai është me origjinë shqiptare, por edhe sepse është renditur ndër aktorët më simpatik në Turqi. Kjo padyshim që e tërheq edhe më shumë publikun “femëror” ndaj tij. Në një intervistë të fundit të dhënë nga ai, është pyetur në lidhje më origjinën dhe Can është shprehur:
“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët, ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin gjithmonë shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinë shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë pranë njerëzve nga ana e mamasë”, ka thënë Yaman.
Ajo çfarë i lë më shumë mbresa është gatimi i pazëvendësueshëm i gjyshes. Ai ka thënë se:
“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek që kërkon 3 orë për t’u përgatitur. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhra, salca, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”,- ka përfunduar aktori.