Humb jeten ne Londer 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thikë në Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:50 të së martës, në Berkshire Gardens, Enfield. Policia u thirr në vendgjarje pas raportimeve se një grup të rinjsh po ziheshin në parkun në veri të Londrës. Ai u transportua me shpejtësi në spital nga shokët e tij, por nuk mundi të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Një 24-vjeçar u shoqërua si i dyshuar, por u lirua menjëherë, pasi ishte shoku i tij.