Home TE NDRYSHME ‘Po vijnë afganët’, studentët nxjerrin plaçkat, bashkia pastron Qytetin Studenti FOTO

‘Po vijnë afganët’, studentët nxjerrin plaçkat, bashkia pastron Qytetin Studenti FOTO

69
0

Qyteti Studenti po përgatitet të presë qindra qytetarë nga Afganistani që është njoftuar se do të vijnë në Shqipëri.

Ata do të vendosen në godinat ku duhet të jetojnë studentët, të cilët disa kishin nisur përgatitjet e strehimit dhe u nxorën jashtë me shpejtësi.

Noa.al mëson se janë zbrazur krejtësisht dhe janë vënë në dispozicion të afganëve, godinat nr 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25 të Qytetit Studenti. Në fotot e LSA që noa.al jua sjell në galeri, shikoni si po punohet sot nga studentët dhe punëtorët për të zbrazur dhe pastruar godinat.

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshim të planeve nga ora në orë.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda.

Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetrët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve pritet të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet shqiptare parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje tjetër. Për momentin, janë gati disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.