Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 18 raste të reja me koronavirus dhe se ky eshte nje problem sepse i bie qe te kete nje mbyllje te dyte deri ne nje date te caktuar.
Manastirliu thote se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të bëjmë hapa pas dhe te mbyllemi ne karantine.
Ja se si shprehet ajo:”Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar”.