Po luante në fshat te gjyshja: 4-vjecaren shqiptare e pickon gjarpri: E kanë nisur me urgjencë në Tiranë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 4-vjeçare është pickuar nga një gjarpër.

Bëhet me dije se fëmija kishte shkuar te gjyshja në Bamatat, e teksa ishte duke lozur në fshat është pickuar nga gjarpri.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës, teksa po transportohet me helikopter drejt Tiranës.