”Po lan spitalin e Fierit me lot”, flet burri i 31-vjeçares që humbi jetën pas lindjes: Gruaja ime ishte mirë, mjekët se çfarë i bënë futeshin dhe dilnin

Elisabeta Lamaj hu mbi j etën në sallën e lindjes, në 10 prill, në maternitetin e Fierit. 31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Bashkëshorti i së ndjerës, Leonard Lamaj tregon për emisionin “Shqipëria live”. “Shtatzënia ka shkruar mirë. Doktoresha na la një ditë, datën 10 për të bërë lindjen. Nuk pati asnjë shqetësim, para se të kryhej ope racioni. 3-4 ditë më parë i bëmë të gjitha analizat.

Eduart Kapaj, ishte mjeku, më tha që çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Pasi Elisabeta hyri në sallë, pashë që diçka ka ndodhur, pyeta, askush nuk më jepte përgjigje. Në atë kohë shoh dhe doktoreshën që ka ndjekur nusen, që u fut në sallën e op eracionit.

Diku te ora 11:37 doli vetë Eduarti dhe më tha që po bën të pamundurën. Kanë dalë pastaj të gjithë mjekët nga salla e oper acionit. E pyeta a është ar rest kar diak, ngritën supet, nuk më thanë gjë”.

Sipas tij, Elisabeta kishte ndërruar jetë rreth një orë para njoftimit. “Në 12 e 5 më dhanë njoftimin zyrtar të vde kjes. Eduarti i ka thirrur mjekët për të mbrojtur veten. Unë mendoj se gruaja ndërroi jetë më herët, hyra e pashë në sallë. Mjekët na dhanë dy versione, në fillim se pësoi trom pozë dhe më pas at ak”.