Spitali “Shefqet Ndroqi” po i kthehet normalitetit. Numri i pacientëve në këtë spital është ulur ndjeshëm dhe gjatë fundjavës pritet të bëhet dezifektimi i ambjenteve që fllimi i javës që vjen të priten pacientë që vuajnë nga sëmundje të mushkërive dhe të tjera. Gjatë një interviste për Klan News, mjekut pneumolog Arian Mezini sqaron se që prej të Martës në këtë spital nuk pranohet asnjë urgjencë Covid-i, ndërsa në reanimacion janë vetëm 3 pacientë.
“Diku te 10 pacientë, një pjesë e tyre maksimumi deri të Hënën do të dalin nga spitali sepse gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar. Grupmosha është mbi 50 vjecc, kurse ajo pjesë e tyre që nuk është ende për t’u transferuar në shtëpi pranë familjeve të tyre, do të transferohet pranë spitalit Infektiv”.
Pneumologu shprehet se vendi ynë nuk pritet të ketë valë tjetër të shpërthimit të infeksionit nga COVID-19.
“Ne kemi dy faktorë tani që do të ndikojnë që Verën do ta kemi të qetë, por unë besoj edhe një Vjeshtë të qetë që janë pjesa e popullatës që janë infektuar në mënyrë natyrale nga Covid dhe pjesa e popullatës që po vazhdon vaksinimin me ritme të kënaqshme. Në qoftë se vaksinimi do të vazhdojë, problemet i shoh shumë të pakta, por megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm me rregullat e reja që ju i dini, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe mënjanimi i grumbullimeve të panevojshme’’.
Numri i pacientëve që po trajtohen në spital nga COVID-19 është ulur ndjeshëm dhe të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në spital shkojnë vetëm në spitalin Infektiv.