Luizi dhe Kiara janë zënë sot për një fjalë. Kiara e ka kritikuar Luizin për fjalorin duke u shprehur se është ndjerë shumë keq.
“Të jetë e para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori në sy të të gjithëve. Kaq po të them. Ishte shumë e shëmtuar të dilte nga goja jote. Ti më përmend mua atë fjalën me b…? Kthyen kokën të gjithë banorët dhe jam ndjerë shumë keq”, i tha Kiara.
Luizi u mundua ta sqarojë duke i thënë se e bëri kastile meqë ishin të gjithë banorët, megjithatë Kiara nuk dëshironte ta dëgjonte.