“Plas” grushti në Përputhen +40, Olti nuk duron Armandon dhe e qëllon në fytyrë

Një episod ndryshe është regjistruar në emisionin përputhen +40 këtë fillim jave.

Armando dhe Olti janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin gjatë publicitetit.

Kamerat kanë filmuar Armandon që ngrihet nga karrigia e tij dhe i shkon afër Oltit duke e kapur prej fy ti e duke e shtyrë.

Olti më pas është acaruar dhe e ka qëlluar në fytyrë me grusht ndërsa në dorë mbante mikrofonin. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të ndarë ata të dy.

Zënka mori fund shpejt, por debati vijoi ende ndërsa ditën e sotme në studio, Armandi tha se molla e sherrit ishte Lindita.