Plagoset 69 vjecari ne Tirane pasi i shperthen lavatricja gjate larjes

Një 69-vjeçar në Tiranë ka mbetur i lënduar pas shpërthimit të lavatriçes në banesë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Don Bosko, në katin e 7-të të një pallati.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.